Pastë me Salcë Domatesh në Furrë

CW_stock-photo-italian-traditional-pasta-with-tomato-selective-focus-170424656

Lista e përbërësve:

– makarona trengjyrësh
– domatina të pjekura
– 2 thelbi hudhre
– 2 lugë vaj ulliri
– 1 grusht majdanoz
– djathë kaçkavalli
– piper
– rozmarinë

Përgaditja:

Lahen domatet tërësisht, pastaj prihen ato në feta. Prihet majdanoz dhe hudhër imët.

Hidh dy lugë vaj ulliri në një tigan të madh, pastaj fetat e domateve, hidhe majdanozin dhe hudhrën e copëtuar. Shtoni kripë dhe piper dhe rigon sipas deshirës.

Vendosni enën në furrë në temp. 180°C me domate për rreth 30 minuta. Ndërkohë, e mbushni enën tjeter me ujë për në vlim për makarona, shtoni kripë dhe lëri të zihen makaronat. Pastaj shtoni domatet në enën qe ndohdet në furrë.

Shërbeni këtë gjellë të thjeshtë, por të shijshme, me pak djathë kaçkavalli dhe një degëz rozmarini.