Perime të pjekura me ullinj dhe djathin feta

recetaJ30.05.2016
Koha e përgatitjes: 40-50 minuta
Servuar: 4 përsona
Vështirësia: E lehtë
Lista e përbërësve:
6 domate të mëdha
200 g domatina
1 qepë të madhe
1 thelb të hudhrës
2 gjethe rigoni ose rozmarinë
100g ullinj
1/2 lugë çaji, sheqer
1 lugë gjelle uthull
200g djathë feta
4 lugë vaj ulliri
kripë dhe piper sipas shijes
Përgatitja:
Ngroh paraprakisht furrën në 200 ° C. Lahen domatet, prerë në gjysmë, hiqeni kërcellin dhe prije nga 1 cm feta të trasha. Lahen dhe të përgjysmohën domatinat. Qerohet dhe prihet në unaza të holla qepa. Thelbi hudhres prihet imët. Ne tavë vendosën ullinjët, domatet, qepë dhe domatinat . Hidhet sasi e vogël të sheqerit, hudhrës, gjethja e rigonit , uthull dhe kripë e piper sipas shijës. Së fundi shkërmoqet djathë feta mbi perimet dhe spërkat çdo gjë me vaj ulliri. Piqem në furrë diku rreth 15-20 minuta.

Domatet shërbehen me sallatë të freskë të gjelbërt dhe me bukë të thekur.

Ju bëftë mirë!