File peshku me perime

File-peshku-me-perime

Receta: File pule me perime

Përgatitja: 15 -20 minuta
Servuar : 4 persona
Vështirësia: E lehtë
Lista Përbërësit:
200g spinaq ose shumëllojshmëri perimesh, të ndryshme
200 g shumëllojshmëri perime, psh  bizele te reja
200 g domate
600 g fileto peshku
1 limon
Borzilok, majdanoz,
4 lugë vaj ulliri
kripë
piper
letër për pjekje ose fletë metalike prej alumini

Përgatitja:

Perimet shkrihen nese janë të  freskëta  pastrohen dhe prihen. Paraprakisht ngrohet furra në 200 °C
Lahen dhe përgjysmohen domatet. Lahen dhe prehet majdanozi , bëhet gati edhe borziloku.
Fileto  ndahet në 4 pjesë.  ½ e limonit prihet në feta limoni, gjysma perdoret e shtrydhur.
¼ e perimeve  mbështillet me në një copë letre për pjekje (ose fletë metalike prej alumini) dhe pjesës tjetër të perimeve  i shtohet peshku lartë .  Spërkaten me  lëng limoni,  vaj  ulliri , kripë dhe piper.
Pasi të mbështillen me letër  bëhen si pako të mbyllura dhe  futën në furrë për 15 deri 20 minuta.
 
Ju bëfte mire!