Sallatë nga lakra e kuqe me djathë dhe fruta

kw0116_Rotkohlsalat_daP

Përgatitja: 30 minuta

Servuar: për 4 përsona

Vështirësia: e lehtë

Lista Përbërësit:

1 qepë të kuqe

1 lakër 700 g

sheqer 2 lugë

1 portokall

1 lugë gjelle mjaltë

3 lugë uthull

0.5 lugë kanellë

3 lugë ekstra vaj ulliri

Lëng limoni 2 lugë

Arra 100g

200 gr gorgonzola të butë ose me erëza

kripë, piper

Përgatitja:

Pastrohet qepa dhe prihet në shirita shumë të hollë. Lakra pastrohet dhe prihet në shirita shumë të hollë gjithashtu. Qepës dhe lakrës  ju hidhet  kripë, sheqer dhe përzihet mirë. Shtrydhet portokalli, mjaltë, uthull dhe kanellë i shtoni në përzierjes së lakrës. Të gjitha përziehen mirë dhe i lëm ashtu  të paktën 10 minuta.

Në përzierjen  i hedhim  vaj ulliri, kripë dhe piper sipas dëshires . Lahet dardha, prehet në katrore  dhe një sasi e vogël e lëngut të limonit.

Arra fërgohen pak në një tigan. Pritni gorgonzolen në kube. Sallatën e lakres së kuqe  vendoseni në pjatë, organizoni  fetat e  dardhës, gorgonzolen dhe arrat  sipër si dekorative.

Ju beftë mirë !