Domate e mbushur me oriz

kw2615_Gefuellte_Tomaten_mit_Reis_und_Minze_daP

 

Përgatitja: 80-90 minuta

E servuar : për 4 persona

Vështirësia: E lehtë

Lista Përbërësit:

12 domate

2 qepë

2 thelbi hudhër

5 lugë vaj ulliri

200 g oriz

2 lugë  salcë domate

50ml Venë

200 ml lëngë mishi

2 lugë çaji majdanoz

1/2 lugë çaji rigon i tharë

50 g arra indiane

Kripë, piper

Përgatitja:

Ngrohim furrën paraprakisht në 160 ° C . Domatet lahen, prehën dhe gërryhen.

Qepët , hudhra, grihen imët dhe  fërgohen në 2 lugë vaj ulliri, këtu hidhet edhe salca e domatës dhe melmesat tjera sipas deshirës. Orizi, gjithashtu  ulët me verë të bardhë.

Lëngut të mishit i shtoni pjesën e mbrendshme të domatëve që u janë hequr dhe masën  ja shtoni orizit duke e lenë të zihet në temperatur jo shumë të lartë për 15 minuta.

Arrat indiane  dhe gjethët e mentes fërgohen në një tigan shumë pak.

 Mbushim domatet me përbërësit e orizit të zier dhe i vemë në një pjatë për pjekje, i lyejm me një sasi të vogël vaj ulliri dhe i lemë në furrë për 50-60 minuta.

Para shërbimit e oranizojm që mbi domatet e mbushura të vendosën arrat dhe gjethët mente .

Ju bëftë mirë !