12299240_10153184356183344_3667898292580199809_n

Sarma me sos domatesh

Nje specialitet i mundshem per te gjithe e me shije te njejte.

Perberesit
1 laker e fresket e madhesise mesatare
1 luge krip
50 ml uthull molle
3 qepe
1 Kg mish i bluar
200 gr oriz
krip,piper i zi, vegete
spec i kuq i bluar, gjethe dafine
200 ml leng domatesh
mish i thate lloje sipas deshires ( me i preferuar eshte mish i terur ne shtepi, por edhe i blere ne marketin Maxi eshte i njejte)

Udhezimet
1.Se pari pastrojme lakren nga gjethet e jashtme
2.Ne nje ene qesim uje, krip dhe uthull dhe e leme te vloje
3.Lakren vazhdojme ta qerojme duke e lagur fletet nje nga nje derisa eshte e mundur
4.Fletet e lakres i qesim ne uje qe vlon dhe i leme te kulloje mire
5.Fletet e lakres i largojme nga ena ku valone dhe i leme te kulllojne mire
6. (Nese kete ushqim mendoni ta beni do te ishe mire qe me heret te pregaditen fletet e lakres ku pas vlimit do te ishe mire ti futni ne ngrirje te thelle per disa ore e pastaj ti nxirrni ato dhe ti shkrini, keshtu shume me lehte mund ta mbeshtillni sarmen
7.Vazhdojme punen me qepet e grira
8.Qesim qepen ne tigan te thelle me vajin dhe pak uje
9.Presim derisa uji te shterroj dhe ne te shtohet mishi, orizi, melmesat si kripa piperi dhe melmesat tjera sipas deshires
10. Kur keto i perziejme mire deri sa te pergaditen dhe largojme enen nga zjarri
11.Ne nje tabaka te rrafshet qesim nje flete laker
12.Marrim me luge nga masa me mish dhe oriz dhe e qesim ne skaje te gjethes dhe fillojme ta mbeshtjellim ne forme roleje duke e kthyer pjesen e fillimit te gjethes dhe dy skajet anesore per nga brenda dhe pastaj vazhdojme mbeshtjelljen dersa te perfundoje fleta e lakres.
13. Nese do ti ziejme ne ene te thele-tengjere atehere ne fund te enes qesim nje flete laker te shtrire dhe mbi te rendisim sarmet e tjera te gjitha me radhe
14. Ne mes tyre mund te qesim salsice te tymosura ose mish te tymosur nese kemi por mundet edhe pa te
15.E nese vendosim qe sarmet ti bejme ne tave ne furre, gjithashtu shtrojme ne fund te taves dy fleta lakre te shtrira dhe i rendisim sarmet e tjera derisa te hargohet mishi dhe fletat e lakres, vetem se duhet lene dy-tri copa flete lakre qe ti mbulojme te gjitha sarmet.
16.Kur krejt kjo te jete pregaditur ne ene shtojme salcen e domates dhe pak uje si dhe gjethet e dafines persiper sarmeve e pastaj fletat me te cilat i mbulojme
17.Taven e fusim ne furre te nxete 190 grade dhe i leme per 90 min te ziejne
18.Sipas deshires mund te shtojme mejamen prej nje luge miell, nje luge piper te kuqe dhe pak vaj dhe pasi te nxehet vaji shtojme miellin dhe piperin e kuq dhe ashtu te nxehte ia qesim sarmeve persiper pasi te kete perfunduar procesi i zierjes dhe i kthejme ne furre edhe per 10 min qe te behen me kercellitese.
19.Nese behen sarmet ne tengjere mundet nderkohe te shtojme nje sasi te vogel uji duke e kontrolluar, e nese behen ne furre vetem i zieni te mbuluara me po kete permbajtje te cekur dhe ne fund ia largoni kapakun e taves qe keni mbuluar dhe lereni edhe per pak dhe sarmet do te jene shume te shijshme.